Dy vëllezër nga Durrësi kundërshtojnë punonjësit e policisë, madje njëri prej tyre edhe i ka goditur.

Policia e Durrësit njofton se Igli Trebinja 29 vjeç, u arrestua menjëherë, ndërsa ndaj vëllait të tij V. Trebinja, 35 vjeç, nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 17 në qytetin e Durrësit, ku sipas burimeve policore, vëllai më i vogël, Igli, për shkak të detyrës, ka goditur dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit. Ndërsa për vëllanë më të madh, mësohet se nuk ka ushtruar dhunë ndaj policëve, por i ka kundërshtuar ata për shkak të detyrës.

Ndaj 29-vjeçarit rëndojnë akuzat “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë të Rendit Publik” në bashkëpunim, ndërsa ndaj 35-vjeçarit “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë të Rendit Publik” në bashkëpunim.