Durrës, 4 gusht 2014 – Një 52 vjeçare nga Kruja ka mbetur e lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin e qytetit për të qenë nën kujdesin e mjekëve pas rrahjes që i bënë dy vëllezërit e saj. Fatmirësisht gruaja është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja që ka shokuar blutë e Krujës, që kanë ndjekur rastin në fjalë, është regjistruar mbrëmjen e së shtunës. 48 vjeçari Pashk V. dhe 41 vjeçari Dritan V. kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht motrën e tyre.

Kjo e fundit ka marrë lëndime të shumta në trup, si pasojë e dhunës së ushtruar nga dy vëllezërit e saj.

Pas denoncimit të rastit në polici, 48 vjeçari Pashk V. është arrestuar në flagrancë nga forcat e rendit, ndërkohë që vëllai i tij Dritani është shpallur në kërkim.

Të dy vëllezërit akuzohen për veprën penale “Dhunë në Familje”.

Ndërkohë, vetëm gjatë së dielës, në komisariatin e policisë së Durrësit dhe Shijakut janë regjistruar 5 raste të tjera dhune në familje.

Një 53 vjeçar dhe një 52 vjeçare nga Durrësi janë dhunuar nga djemtë e tyre.

Një 43 vjeçar është dhunuar nga daja i tij 58 vjeç, A.N., ndërsa dy femra janë dhunuar nga bashkëshortët e tyre.

Në të pesta këto raste, policia plotësoi Kërkesë-Padinë për Lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/