Itali, 27 shtator 2014 – Krahas sterotipit të shqiptarit hajdut e trafikant droge e armësh në Itali kemi edhe shqiptarin e ndershëm, punëtor, që madje sfidon edhe mafjen e gjobëvënëse. Dy vëllezër shqiptarë, Eduardi dhe Aldo, banues në në Lece me dokumente të rregullta e nxjerrin bukën e gojës ndershmërisht me një furgon Fast-Food ambulant.
Punojnë nga mëngjesi në darkë, paguajnë taksat rregullisht, i përmbahen me rreptësi rregullave të higjenës përsa i përket aktivitetit të fast-food-it ambulant. Njëkohësisht ata nuk pranojnë të paguajnë “pizzo”- gjobën për bandat e krimit të organizuar lecez.
Duke gëdhirë dita e Shtunë (27 shtator) rethh orës 5 furgonit të tyre i është vënë zjarri me benzinë. Një patrullë e Financës konstatoi zjarrvënien dhe lajmëroi zjarrfiksen. Kësaj rradhe furgoni pësoi dëme të pakta. Fatkeqësisht nuk është hera e parë, që furgonit të tyre i vihet zjarri. Në qershor dhe në shtator 2013 furgonit i është vënë zjarri dy herë.
Në shtator furgoni pësoi dëme më të mëdha nga zjarri, por dy vëllezërit nuk nënshtrohen nuk heqin dorë. Ata shpresojnë, që të hënën furgoni fast-food me tabelën “Rista da Aldo ed Edoardo” të rifillojë punën përsëri në rrugën “San Nicola” dhe në Bulevardin “Calasso”
(Gje.Tha. / Agjencia e Lajmeve Dyrrah)





