Dy vëllezër në Durrës janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin një ditë më parë.

Nga burimet zyrtare mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi B.M., 57 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Dhunë në familje".

57-vjeçari i prangosur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në banesë ndaj vëllait të tij, shtetasit S.M., 54 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Dhunë në familje".