28tetor 2015 – Historia e dy vëllezërve nga Shijaku që ndërtuan një “perandori” të trafikimit të drogës nis si historia e mijëra shqiptarëve që kanë emigruar në Itali për një jetë më të mirë.
Por, ndryshe nga shumë prej shqiptarëve të tjerë dy vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri me “punën” e tyre kanë vënë një pasuri miliona euro.
Kjo falë aftësive të tyre në trafikun e drogës. Kualitetet e tyre si ana humane, karizma dhe njohjet bënë që dy vëllezërit të ktheheshin në “tregtarë” të jashtëzakonshëm të heroinës dhe marijuanës.
Familja e tyre jeton në periferi të Shijakut, aty ku janë investuar një pjesë e mirë e të ardhurave të tyre nga droga.
Ata jetojnë në zonën administrative që quhet “çobenj” që është dhe simboli i nisjes së historisë së tyre. Ata emigruar në Padova në fillim të viteve 2000. Pasi ranë në kontakt me trafikantët e drogës, ata demonstruan kualitetin e tyre superior. Ata u identifikuan nga policia dhe u arrestuan në disa operacione.
Por vëllezërit Hajri u zhdukën dhe shfaqeshin vetëm në raste të radha në Itali. Gjatë kësaj kohe ata ndërtuan një organizatë komplekse me aftësinë dhe qetësinë e tyre.
Ata e drejtonin grupin në një mënyrë aq të sofistikuar që i mbante larg policisë dhe drejtësisë.
Vëllezërit Hajri shkuan në Itali në mënyrë ilegale dhe në pak vite ngritën organizatën kriminale. Falë “sajesave” ata ishin të paidentifikuar deri para tetorit të vitit 2010, kur në Brescia policia sekuestroi një ngarkesë prej 20 kg heroinë.
Kreu i grupit është Altin Hajri, i datëlindjes 1984. Karizmatik dhe i padukshëm për hetuesit. Ai e drejton organizatën nga Shqipëria pasi nuk i nevojitej të shkonte asnjëherë në Itali për çështje kriminale. Hetuesit nuk e kanë dëgjuar kurrë zërin e tij në telefon. Ai nuk kishte marrëdhënie me blerësit e drogës dhe nuk i takonte ato personalisht.
I riu tregohej “njerëzor” me blerësit e drogës duke i pritur për paratë. Ai tregonte besnikëri dhe mirënjohje për ta.
Në tetor 2012, hetuesit zbuluan 15 kg heroinë dhe e morën atë për të studiuar reagimin e organizatës, për të kuptuar dinamikën dhe hierarkinë e saj. Por më kot, hetuesit nuk zbuluan dot liderët e grupit.
Për arritjen e këtij qëllimi hetuesve iu deshën pesë vite hetime për zbulimin e dy liderëve të “padukshëm”. /shqiptarja.com/