28 tetor 2015 – Dy vëllezërit nga Shijaku, Altin dhe Emiljano Hajri janë dy kapot e bandës së drogës që u godit sot nga policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare.

Gjatë operacionit të koduar “Enigma” u vunë në pranga 16 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, dy prej të cilëve janë dhe vëllezërit Hajri.

Janë mediat italiane ato që zbardhin emrat e të arrestuarve dhe historinë e trafikut ndërkombëtar, sipas të cilave Altini 30 vjeç dhe Emiljano Hajri 28 vjeç, ishin koka e organizatës.

Banda e drogës u krijua nga dy vëllezërit

Historia e kësaj bande droge nis me vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajro, të cilët pas largimit nga Shqipëria u përfshinë në bandën e kriminelëve të Italisë përmes “dhuratave”, shkathtësisë dhe vendosmërisë së tyre.

Këto cilësi i bëjnë i kthyen vëllezërit në dy persona shumë të rëndësishëm, duke tërhequr shumë trafikantë. Në Padova, dy vëllezërit hyjnë në kontakt me trafikantët.

Banda fitonte miliona euro për çdo ngarkesë, ndërsa të gjitha pagesat bëheshin në “kesh”, në mënyrë që të mos gjurmoheshin dhe shumë prej parave dërgoheshin “pak nga pak” në Shqipëri përmes korrierëve e më pas investoheshin në pasuri të patundshme.

Disa media italiane kanë publikuar emrat e një prej bizneseve të mëdha ku investoheshin paratë dhe bëhet fjalë pikërisht për kompleksin superluksoz “Golden” që ndodhet në Pjezë të Shijakut.

Policia shqiptare arrestoi në Tiranë shtetasit Gentian MECOLLARI, 31 vjeç dhe Klevis SENA, 26 vjeç. Ndërsa 14 personat e tjerë u arrestuan në Itali.

Të arrestuarit:

Kastriot RIZAJ , 34 vjeç

Hajri BALLA 52 vjeç

Algen BUSHI, 32 vjeç

Martin SINANI, 32 vjeç

Alket PLAKU, 38 vjeç

Ermal DORDA, 30 vjeç

Durim VISHKURTI , 35 vjeç

Sokol COTA, 39 vjeç

Ardit KURTI 32 vjeç

Fisnik KUCI, 30 vjeç

Shahin MECOLLARI, 28 vjeç

Armando SHERKO , 29 vjeç

Gerald HAXHIAJ, 28 vjeç

Erion CULLHAJ 27 vjeç.

/portali DurresLajm/