Vetëm dy viktima janë regjistruar sot nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet shëndetësore atje bëjnë me dije gjithashtu se nga 1,601 teste të kryera, vetëm 3 raste kanë rezultuar pozitivë me Covid në 24 orëve të fundit.
Ndërkohë të tre rastet e raportuara janë regjistruar në Shkup.
Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit 15 pacientë u shëruan nga kjo sëmundje e rëndë.





