Ambasadorja e SHBA në vend Yuri Kim ka reaguar për vendimin e marr ditën e sotme nga Apeli i GJKKO për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Yuri Kim shkuan se kjo është një gjë e mirë dhe tregon se drejtësia po punon. Teksa ambasadorja ndër të tjera shton se askush nuk është mbi ligjin dhe i nxit prokurorët të vijojnë punën kundër korrupsionit.

”Është mirë të shihet që drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin.”– shkruan Kim.