Prej dy vitesh nuk dihej asgjë për të. Ishte deklaruar e humbur që nga data 01.03.2016, kur familjarët kishin denoncuar në polici largimin e saj nga shtëpia.

Por pas më shumë se dy vitesh, policia ka bërë të mundur lokalizimin e shtetases D.S. nga Shijaku.

Mësohet se shtetasja në fjalë ndodhet në Napoli, Itali, ku dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.

Policia bën të ditur se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.