Historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk do të ketë një fund të lumtur. E!News raporton së fundmi se çifti hollivudian i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre gati dy vjet pas propozimit romantik.

Lajmi vjen si një befasi për fansat, pasi çifti festoi së bashku Ditën e Shën Valentinit dhe gjithashtu morën pjesë në Super Bowl në Miami në shkurt. E po ashtu, Alex na la të kuptojmë në intervistën e tij me Jimmy Fallon se çifti do të martohej në 2021, pasi shtyu dy herë martesën e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sa i përket Jennifer, ajo më parë i tha Elle se ata nuk e kishin me nxitim, duke shtuar se pasi dasma e tyre u shty dy herë nuk kanë folur më rreth saj.

Në fillim të vitit, në mediat e huaja qarkulloi me shpejtësi lajmi se Alex ka tradhtuar J.Lo me yllin e “South Charm”, aktoren Madison LeCroy. Ishte kjo e fundit që mohoi lajmet, duke treguar se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre. Sakaq, asnjë reagim nuk erdhi nga çifti teksa burimet pohonin se marrëdhënia mes tyre nuk është ndikuar aspak nga këto lajme.

Në mars të vitit 2019, Alex u ul në një gju dhe i propozoi J. Lo gjatë një arratisjeje romantik në Baker Bay. Lëvizja e madhe erdhi menjëherë, pasi çifti festoi dy vjetorin e lidhjes së tyre.

“Ne jemi bërë për njëri-tjetrin, dhe nuk mund të thuhet me fjalë ajo që ndjej për ty.” shkroi Alex në Instagram krah fotove asokohe. “Nga lojërat e bejsbollit, te udhëtimet nëpër botë në shfaqjet në Vegas. Ne i kemi bërë të gjitha së bashku dhe çdo moment me ty është i paharrueshëm.”

Jennifer nga ana tjetër shkroi, “Ti e bën botën time një vend më të bukur të sigurt dhe të qëndrueshëm … në mes të jetës sonë gjithnjë në ndryshim, gjithnjë në lëvizje … ti më bëni të ndihem si një adoleshente duke filluar nga e para”.

Mirëpo fatkeqësisht dy vite më pas marrëdhënia mes tyre ka marrë fund. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi të çiftit po gjithçka pritet të sqarohet në vijim.