Policia në Pisa ka arrestuar një shqiptar 32-vjeçar, pasi ishte i arratisur që prej vitit 2014.
Shqiptari me iniciale S.A., akuzohet për vjedhje, posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, shkelje të ligjit për posedim të armëve dhe rezistencë ndaj një oficeri publik.
Ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër-burgimi nga një gjykatë italiane, shkruajnë mediet e vendit fqinj. Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun “Don Bosco”, ku duhej të shlyente një dënim prej 4 vitesh dhe 2 muajsh burgim, por ai u arratis.
Orët e para të mëngjesit të sotëm, oficerët italianë hynë me forcë në ndërtesën ku strehohej shqiptari dhe e arrestuan, ndërkohë që ai ndodhej ende në shtrat.





