Në përvjetorin e dytë të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi ka publikuar një mesazh përkujtimor për viktimat e asaj tragjedie, si dhe ka vënë në dukje ato që nuk janë bërë gjatë këtyre dy viteve.

“Fatkeqësisht akoma ka me mijëra familje të pa streha edhe pse nga vendet mike janë dhënë mbi 1 miliard Euro ndihma dhe hua.

Ajo që e rëndon më shumë situatën është mungesa e respektit për viktimat e këtij tërmeti nga ana e pushtetit vendor dhe qendror,të cilët minimalisht,duhet të kishin ngritur një memorial në kujtim të viktimave,gjë e cila nuk kushton asgjë,në raport me shpenzimet maramendëse që harxhon Bashkia Durrës, për lukse të shfrenuara”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Fortuzit.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje Miq!

Sot behen2 vjet nga momenti që Durrësi u godit nga një tërmet i rëndë,i cili shkaktoi 51 viktima.Kjo fatkeqësi ishte nga më të rëndat për këtë qytet në historinë 2700 vjeçare.

Fatkeqësisht akoma ka me mijëra familje të pa streha edhe pse nga vendet mike janë dhënë mbi 1 miliard Euro ndihma dhe hua.

Ajo që e rëndon më shumë situatën është mungesa e respektit për viktimat e këtij tërmeti nga ana e pushtetit vendor dhe qendror,të cilët minimalisht,duhet të kishin ngritur një memorial në kujtim të viktimave,gjë e cila nuk kushton asgjë,në raport me shpenzimet maramendëse që harxhon Bashkia Durrës,për lukse të shfrenuara.

Një komb që nuk respekton të rënët nga fatkeqësitë ose luftërat,nuk mund të ketë histori …

I pa harruar qoftë kujtimi i tyre🙏