Pogradec, 12 mars 2014 – Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda pak orëve nw Tiranw dhe Pogradec. Një 47-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Shkëlqim Topalli, është qëlluar me armë në ballkonin e banesës së tij në fshatin Proptisht të Pogradecit. 

Persona ende të paidentifikuar kanë thirrur në banesën e viktimës dhe menjëherë sapo ka dalë në ballkon ata kanë qëlluar në drejtim të 47-vjeçarit, e më pas janë larguar nga vendngjarja. Burime nga policia bëjnë me dije se autorët kanë thirrur në emër tjetër, jo në atë të viktimës. 47-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Përrenjasit. 

Familjarët e Shkëlqim Topallit, pak orë pas vrasjes së tij kanë dhënë detaje të tjera nga ngjarja e rëndë. Sipas tyre, autori e ka thirrur në emër tjetër Shkëlqimin dhe sapo ky i fundit ka dalë në ballkon e kanë qëlluar me automatik. Ata shprehen se 47- vjeçari kishte konflikte të vjetra pronësie dhe se dyshojnë që vrasja mund të jetë kryer pikërisht për këto konflikte. 

VRASJA NE TIRANE
Ndërkohë një vrasje tjetër me armë zjarri është shënuar në orët e vona të ditës së martë në kryeqytet, ku viktimë ishte një 50-vjeçar. Vrasja ndodhi te rruga ‘Kongresi i Manastirit’, pranë spitalit të Pediatrisë. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se viktima është shtetasi Sami Sheta, 50 vjeç. Shkaqet e vrasjes janë ende të paqarta.  Forca të shumta të policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa janë nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/