Paulo Dybala mund të jetë i sakrifikuari i parë te Juventusi.Ky sezon ka qënë mjaft i vështirë për të ku me ardhjen e CR7 ai ka përfunduar nën hijen e portugezit duke shënuar vetëm 10 gola në të gjitha kompenticonet.

Ndryshe nga një sezon më parë kur ai realizonte 22 gola vetëm kampionatin italian.Dy ekipe janë në garë për numrin 10 Manchester United dhe Bayern Munich, por nuk përjashtohet as kalimi te Interi falë marrëdhënieve mjaft të mira që ka Beppe Marrotta me Dybalën, pasi ishte ky i fundit që e afroi atë nga Palermo te Juventus në vitin 2015.

Ndërkohë Juventusi raportohet t’i ketë vendosur lojtarit çmimin prej 100 milionë eurosh. Dybala është paraqitur në 29 ndeshje këtë edicion për Juventusin, derisa ka kontribuuar me 10 gola dhe 6 asistime.