Paulo Dybala dhe Juve mund të shkojnë drejt një divorci të bujshëm, në fund të sezonit kapiteni mund të largohet falas pasi nuk i ka pëlqyer aspak hezitimi i drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” për të përmbushur kërkesat e tij. Pas këtij lajmi të surprizë i ardhur nga Argjentina, “La Gazzetta dello Sport” shkon edhe më tej duke sjell një prapaskenë të intriguese:

La Gazzetta

Inter kërkon të përfitojë nga kjo situatë, Beppe Marotta ish drejtori i Juves, një fans i zjarrtë i Dybala, është vënë menjëherë në lëvizje për të joshur sulmuesin argjentinas. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Marotta ka gati ofertën e duhur për Dybala, gjithashtu ka projektuar largimin e Vidal dhe Vecino për të shfryrë pak grupin dhe për kënaqur kërkesat e argjentinasit.

Marotta e njeh në mënyrë perfekte situatën e Dybala, tetorin e shkruar kur të gjithë flisnin se Dybala do të firmoste rinovimin, Marotta ishte i vetmi që u shpreh i bindur se Dybala as nuk ka firmosur e as nuk është pranë firmës.

Pengesa më e madhe për Marotta është fakti që për Dybala interesohen edhe shumë klube të tjera si Tottenham apo Barcelona, por lista mund të shtohet edhe më shumë pasi bëhet fjalë për një lojtar me parametra zero. E sigurt është se nëse Dybala nuk firmos rinovimin edhe Inter do të jetë aty, gati me ofertën e duhur.