Bisedimet për një transferim të mundshëm të Paulo Dybalas te Tottenhami duket se janë ndalur përfundimisht. Pak orë para mbylljes së merkatos në hyrje për skuadrat e Premier Leageu-s, “Spurs” tentuan gjithçka për të siguruar sulmuesin argjentinas, por në fund Juventusi u tërhoq, në pamundësi për të patur në dispozicion zëvendësuesin e La Joyas-s.
Për Dybalan, gjithsesi, mbeten të hapura dy mundësi deri në 2 shtator, transferimi te PSG ose tek Interi, në një shkëmbim të mundshëm me Mauro Icardin.





