Paulo Dybala, ka refuzuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite. Sipas mediave italiane, një klub nga Lindja e Mesme, i ofroi fantazistit argjentinas një kontratë dy vjeçare, me 20 milionë euro në sezon.

Dybala fillimisht u tundua, por në fund vendosi të refuzojë, për t’i qëndruar besnik Romës.

Megjithatë, sipas “La Repubblica” kjo nuk është pritur mirë nga drejtuesit verdhekuq. Te Roma duan ta largojnë Dybala-n dhe gjithçka lidhet me pjesën e pagës së lartë.

Me politikën e re, në klub po punojnë për të mos pasur paga të mëdha dhe Dybala është një nga ata që përfiton më shumë se të tjerët.

Drejtuesit duan ta largojnë, për të rregulluar financat e klubit, kundër dëshirës së lojtarit, që kërkon të qëndrojë.

Afrimi i kësaj vere, Soule po fiton kuota të mëdha për vendin e titullarit për trajnerin De Rossi dhe kjo është një shenje, që Dybala të gjejë një ekip të ri.