Paulo Dybala mund të bëhej një nga lojtarët më të pasur në botë, por në mënyrë të beftë sulmuesi argjentinas reguzoi një ofertë prej 75 milionë euros nga Arabia Suaidte.

Dybala i tha “jo” milionave të sheikëve për të qëndruar në Itali te Roma.

Ylli argjentinas ka vendosur të qëndrojë te Roma, duke treguar besnikëri ndaj verdhekuqëve.

Kështu ai i mbylli përfundimisht derën një kalimi të mundshëm te Al-Qadsiah, edhe pse në fillim mediat raportuan se marrëveshja ishte afër.

“Shihemi të dielën”, ishte mesazhi i argjentinasit, i cili do të jetë i gatshëm me Romën për takimin e radhës në kampionat.