Edhe pse është muaji mars, merkatoja e skuadrave të mëdha në Europë nuk fle kurrë. Sulmujesi argjentinas Paulo Dybala ka qenë sot në Madrid, ku duket se po kalon disa ditë pushim për shkak se Seria A nuk ka ndeshje këtë fundjavë.
Dhe kjo vizitë e sulmuesit bardhezi në Madrid nuk ka mbetur pa u komentuar, pasi shumë media spanjolle dhe italiane kanë hedhur hipotezën se ai është duke biseduar me drejtuesit e skuadrës “merengues” për një transferim të mundshëm në La Liga sezonin tjetër.
Por nuk kanë munguar edhe zërat për një takim sekret mes sulmuesit, agjentit të tij dhe disa drejtuesve të ekipit të Real Madrid, duke qenë se e ardhmja e Bale apo transferimi i Neymar është ende në dyshim.
Një vizitë e dyshimtë, duke qenë se Dybala do të udhëtojë me Juventusin në Madrid pas disa ditësh, për ndeshjen çerekfinale të Champions League.
Mësohet se Dybala është shoqëruar nga disa miq të ngushtë në këtë udhëtim edhe pse kjo vizitë mbetet ende e dyshimtë.





