Muzeu Arkeologjik ndodhet përballë shëtitores kryesore të qytetit, e cila mban emrin “Taulantia” dhe është përuruar më 13 prill 2002. Muzeu i ri ka rreth 2000 objekte të ekspozuara dhe të klasifikuara sipas kronologjisë së zhvillimit të qytetit që nga periudha arkaike deri në mesjetën e hershme. Nëntoka e Durrësit, duke qenë se qyteti aktual është i ngritur tërësisht mbi të vjetrin, është një burim i vazhdueshëm zbulimesh të reja dhe për këtë arsye është shpallur muze dhe mbrohet me ligj të veçantë. Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn, Dyrrah, u ndërtua nga ilirët taulantë, dallëndyshasit në shekuj XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilirë, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti vendbanimet e para prehistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani më emrin Dyrrah. Sipas autorëve antikë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Mbreti Epidamn ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit ne juglindje të malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrah, ndërtoi portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vetë rolin e tij si liman-port. Emri i vërtetë i mbretit vendas Dyrrah identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit.
Soren Dedja Njala: Sezoni turistik në Durrës mbaroi e bashkë me plazhin dhe ambjentet shplodhëse për pushuesit dhe emigrantët nga shumë vende të Europës, këtë verë u vunë re dhe disa mangësi të rëndësishme. Durrësi, ky qytet mijëravjeçar, nga më të vjetrit në Ballkan dhe Europë, me një Amfiteatër unik në të gjithë mesdheun, këtë verë nuk mundi të hapte dyert e Muzeut Arkeologjik për vizitorët e shumtë nga e gjithë Bota. Muzeu ka më shumë se një vit që qëndron i mbyllur me justifikimin se po restaurohet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Amfitetrit këtë verë i mungonte një ciceron dhe vizitorët nuk mund të mernin një informacion më të sakte të detajuar mbi historinë e tij. Është e turpshme të vijnë të vizitojnë Durrësin miq nga Europa dhe t’i thuash Muzeu është i mbyllur, Amfiteatri nuk ka ciceron etj. Nuk duhet të jemi indiferentë përpara kësaj katastrofe, sepse i bie të groposim historinë mijëravjeçare të qytetit tonë me duart tona. Jo, jo! Duhet te zgjohemi. Terminali i ri i trageteve mendohej që me infrastukturën e re moderne dhe shume milionëshe, do të përmirësonte shërbimin dhe do të eleminonte rradhët e gjata si vite më parë. Por, java e fundit e gushtit qe një tmerr i vërtetë për emigrantët që ktheheshin në vendet e punës, pasi kanë pritur për orë dhe orë të tëra për t’u imbarkuar nëpër tragete. Faji i mbetet autoriteve, të cilët nuk mundën të menaxhojnë situatën. Në Durrës, organizimi dhe menaxhimi i situatave të tilla janë zero!
A nuk duhet që vitet në vazhdim të meren masa për të eleminuar këto mangesi? ( Mund të ketë dhe shumë e shumë mangësi të tjera, por këto janë ato që ndoshta janë vënë re më shumë këtë verë).Top of Form
Mimoza Saliaj:Mangësi që vërtetë duhen riparuar sa më shpejt. Më turp nuk bëhet më. Turistët për të vizituar këto monumente vijnë, ata duan të informohen për historinë e qytetit tonë, se plazhe ka kudo.
Nimfa Sofia Bega: Plotësisht dakort Soren, por të jesh i bindur se kudo në botë po të udhëtosh ka sfazime në ditët e kulmit të nisjeve apo kthimeve. Personalisht kam provuar të njëjtat vonesa me orë në Itali, (Romë, Ancona, Siena), Greqi, (Igoumenitsa dhe Korfuz), Francë (Paris) dhe Angli (Londër), kështu që për vonesat e nisjeve nga terminali i portit nuk ia vlen diskutimi mendoj unë, mbi tè gjitha, ne jemi popull që e krijojmë rrëmujën edhe aty ku nuk ka, jo më në këto ditë fluksesh, që sillen të gjithë si përbindësha. Për monumentet e kulturës të cilat kanë qëndruar mbyllur gjatë sezonit jam dakort. Para disa kohësh Hektor Torihek publikoi një foto të Amfiteatrit aktualisht komplet i mbuluar në myk jeshil, pa harruar që në fillim të verës 2 kroçierat që pushtuan Durrësin që i priti me leshterik dhe nuk iu hapën dyert e qytetit antik turistëve të huaj.
Hektor Torihek: Është e vërtetë Nimfa, por jo vetëm amfiteatri, ka dhe shumë objekte të tjera. Këtë vit Durrësi ka qenë një qytet fantazëm. Është një turp i madh sesi Vila e Zogut është në atë gjendje, Kalaja e Skënderbeut në Kep të Rodonit që është një tmerr për t’a vizituar.
Nimfa Sofia Bega:Falë Zotit, ne jemi brezi i ri dhe kemi mundësinë të rimarrim situatën në dorë, duke trokitur e bërtitur nëpër institucione, diku zëri ynë do të dëgjohet, kam bindjen që fëmijët tanë do të kenë një qytet të denjë ashtu siç e kishim ne që kemi lindur në vitet 70-80.
Hektor Torihek: Duhet bërtitur fort dhe tundur, sepse shteti përveç se i verbër është bërë dhe i paralizuar, nuk lëviz as gishtin e vogël. Amfiteatri ka që në 66-ën që është zbuluar dhe deri më sot nuk është zbuluar i gjithi e vetmja ndërhyrje që është bërë është shkatërrimi, duke e mbuluar me vetëm se do të bëhej Miss Globi. Jemi mjeshtra për t’u rënë në sy botës. 3000 vjet po zhduken për 3 minuta. Duhet të mbilidhemi, se nuk janë të paktë ata që kanë të njëjtin mendim me ne. Ne anëtarët e forumit fare mirë mund të organizojmë diçka.
Iljaz Bajraktari:Tema është aktuale dhe e vjetër si problem, për turizmin në Shqipëri nuk mendoj se është menduar ndonjëherë seriozisht. Duke pasur para syve Gjiu i Durrësit është një nga gjiret më të bukur në Adriatik dhe për mendimin tim, pse nuk ka pasur ndonjëherë strategji të mirëfilltë dhe të studiuar për turizimin plazhet kanë përfunduar në lagje banimi, lëre pastaj për veprat arkeologjike.
Jonida Gjuzi:Këto dy mangësi të sipër përmendura, Muzeu Arkeologjik dhe rradhët e gjata në terminalin e trageteve, janë problematike, kjo e fundit akoma më shumë. Por, nuk e di nëse do i specifikoja si më të rëndësishmet apo jo, sepse lista me mangësitë në Durrësin tonë është e gjatë. Jam dakort që ne duhet të japim kontributin tonë si qytetarë që lista të shkurtohet paksa dhe të përmirësohet situata, të tërheqim vëmendjen e vendimmarrësve. E rëndësishme është forma e organizimit.
Dario Kodra: Nuk është e vështirë. Duhet të jetë një zyrë posaçërisht për Durrësin, ku t’i bashkangjiten një organizimi të përkryer për t’I dhënë turistit komoditet dhe të dhëna më të mira me organizim të përkryer dhe siguri të plotë. Nëse do të kishte të paktën dy persona që do të merreshin me organizimin e ditës për turistët, do t’I rritej shumë vlera asaj që disponojmë ne si qytet. Ku janë këta njerëz? Ju siguroj që marrin paratë dhe nuk paraqiten kurrë në punë. Pse është kaq e vështirë? A e dini ju që turizmi I një qyteti sjell shume mirëqenje dhe lux. Ekonomia rritet dhe ndryshon me qytetet e tjera të vendit. Ne kemi shumë gjëra për të thënë dhe shumë të tjera për të realizuar. Nëse në vendet e punës nuk do të ketë mjeshtra ne do të mbetemi mesjetarë, pavarësisht nga kultura e lashtë e qytetit tonë.
Soren Dedja Njala:Ekziston zyra e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Prefekturën e Durrësit, por fatkeqësisht dera është e mbyllur.