Kreu i PD-së Sali Beirsha ka reaguar në lidhje me dyfishimin e çmimit të patentës në Shqipëri, duke thënë se vendi ynë kryeson në renditjen për çmimet më të larta në rajon.
Ai e ka cilësuar Bledi Gonxhjan, drejtorin Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ushtar të kryeministrit Edi Rama dhe shton se ky vendim vjen si pasojë e një qeverisjeje kriminale, anti-shqiptare, që vjedh, vjedh dhe vetem vjedh.
Postimi i Berishës:
Gonxhe dyfishon çmimin e patentave!Patenta në Shqipëri me koston më të lartë në rajon!
Te dashur miq,qeveria nuk ka të ndalur me abuzimet dhe babëzinë që ka, për të vjedhur çdo qindarkë të shqiptarëve.
Blendi Gonxhe, ushtari i bindur i Ramës, ka dyfishuar çmimi e patentave.
Shqipëria renditet e fundit në rajon për rrogat, ndërkohë që kryeson në renditjen për çmimet më të larta.
Kjo vjen si pasojë e një qeverisjeje kriminale, anti-shqiptare, që vjedh, vjedh dhe vetem vjedh, dhe që po mjeron e përze shqiptarët nga vendi.
Këta hajdutë meritojnë përgjigjen më të ashpër për padrejtësitë që po i bëjnë Shqipërisë! #sb