DURRËS, 27 TETOR 2014–  Pikërisht sot janë mbushur 100 vjet nga dita e lindjes së Dylan Thomas, poeti i madh Uellsit. Ai mbetet njëri ndër emrat që ka revolucionalizuar letërsinë. Londra, Uellsi, Nju Jorku etj., kanë përkujtuar sot këtë figurë, që ka shenjuar artin dhe poezinë. Aktorë dhe këngëtarë kanë recituar poemat e tij, kanë përmendur qytetet, ku ai ka kaluar në mbarë botën, vizitat e tij të shpeshta në pub-e "për të folur".

Simpatizantët e poemave të Dylan Thomas-it dhe artdashësit shpresojnë se suksesi i tij global do të thotë se, ai do të mbahet mend si një "poet ndërkombëtar",  dhe si një poet i Uellsit. 100 vjetori i lindjes së Dylan-it do të kremtohet përmes një festivali 2-javor(27 tetor 2014 – 9 nëntor 2014) që do të zhvillohet në Sëansea (qyteti i lindjes). Në sajë të financimit nga Fondi Lotaria Trashëgimisë dhe Këshilli i Sëansea, qendra Dylan Thomas do të paraqesë ekspozitën e moderuar “Duaji fjalët”.

“Këtu në pranverë” është njëra ndër poezitë e më të njohura të autorit të sipërpërmendur:

Këtu në pranverë, yjet lundrojnë në boshllëk;
Këtu në dimrin ornamental
Lakuriqi qiell zbret poshtë me breshërimë;
Vera varros zogjtë e lindur në pranverë.

Shenjat vinë nga largimi i ngadaltë i vitit
Brigjet e katër stinëve;
Zjarre të tre stinëve na mësojnë në vjeshtë
Dhe natë e katër zogjve.

Duhet të dalloj verën e pemëve, krimbat
Kur duan, na rrëfejnë furtunat e dimrit
Apo funeralin e diellit;
Duhet ta njoh pranverën nga kënga e qyqes
Dhe kërmilli duhet të më shpjegojë shkatërrimin.

Një krimb e rrëfen verën më mirë se ora,
Kërmilli është një kalendar jetësor i ditëve
Çfarë do të thotë një insekt pa kohë
Tregon se bota avash-avash po konsumohet?

/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/