Fluks i madh pushuesish kosovarë drejt bregdetit shqiptar.
Mbi 20 mijë udhëtarë kanë dalë nga Pika Kufitare e Morinës për të hyrë në vendin tonë vetëm mëngjesin e sotëm.
Sipas të dhënave nga policia kufitare, fluksi ka nisur që prej orës 02:00 të mëngjesit, ku qindra automjete kanë kaluar kufirin.
Ndërkohë nuk raportohet për vonesa apo radhë të gjata në rrugën e Kombit. Për monitorimin e situatës ka edhe një marrëveshje mes policisë shqiptare dhe asaj kosovare.





