Në shkollën e mesme të përgjithshme “Leonik Tomeu” në Durrës, në këtë fillim viti arsimor, janë të mëdha kërkesat për regjistrim të nxënësve në vitin e parë.
Tomorr Agalliu, drejtori i kësaj shkolle me mbi 1 mijë nxënës, në një intervistë për “DurrësLajm”, pohoi se “rritja e performancës nga kjo shkollë ka bërë që të rritet numri i nxënësve që pranohen për herë të parë në këtë shkollë. Regjistrohen rreth 330 nxënës në vit të parë dhe kemi probleme me mungesën e ambienteve të klasave”.
Agalliu sqaroi edhe procedurat e regjistrimit për vitin e parë. “Në shkollë presim të hapen regjistrimet, por kemi mbingarkesë në klasa si rezultat e dyndjes së nxënësve në vit të parë”.
Këtë vit, kushtet e mësimdhënies dhe ato të infrastrukturës në shkollë janë shumë të mira falë edhe ndërhyrjes së prindërve të klasave të 10-ta.
K.H.





