Dhjetëra forca policie kanë mbërritur nga Tirana në Shkodër. Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë arrestuar rreth 14 persona, të cilët akuzohen se prej kohësh ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve te qytetarët.

Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16, ndërkohë që ky numër pritet që të shtohet.

Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës, ndërsa pritet që hetimet të shkojnë edhe më tej. Fajdet janë kthyer në një shqetësim në Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre.

Ne vazhdim pritet që policia të japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve.