3 vjedhje janë regjistruar në 24 orët e fundit në qarkun e Durrësit. Një dyqan, një shtëpi dhe një lokal janë bërë pre e hajdutëve, që kanë marrë aty lekë, cigare dhe televizorë.

Pavarësisht se dy javë më parë, policia e Durrësit goditi dy grupe hajdutësh që vidhnin shtëpi dhe hapin automjetet duke vjedhur gjithçka me vlerë që gjenin aty, vjedhjet duket se nuk kanë të ndalur.

Njoftimi i policisë:

1. Më datë 25.02.2018, gjatë natës,në Xhafzotaj, është vjedhur dyqani ushqimor, në pronësi të shtetasit F.A, vjeç 52, ku kanë marrë një shumë lekësh dhe disa steka cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Më datë 25.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur me thyerje banesa, në pronësi të shtetasit I.M, vjeç 69, ku kanë marrë një televizor dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

3. Më datë 25.02.2018, gjatë natës,në fshatin Borizanë, Krujë është vjedhur me thyerje lokali, në pronësi të shtetasit P.M, vjeç 47, ku kanë marrë 8 televizorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.