Kontrolleve në portin e Vlorës nga Policia Kufitare nuk i ka shpëtuar as një makinë funerali. Prej rreth një ore, makina e funarelit i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm për fshehje të lëndëve narkotike.

Makina, e cila do niset për në Itali për të tërhequr trupin e një personi që ka ndërruar jetë atje, është bërë pjesë e dyshimeve policore, prandaj dhe po i nështrohet kontrolleve. Deri tani nuk ka ndonjë të dhënë nëse është gjetur apo jo lëndë narkotike.