12 qershor 2015 – Rrjeti informativ evropian “Euronews” i është rikthyer ngjarjes së rëndë në Kumanovë, ku mbetën të vdekur 22 persona, 14 shqiptarë dhe 8 policë.
Nëpërmjet një reportazhi, “Euronews” hedh dyshime se në ngjarjen e 9 majit mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase, të cilat mund të kenë negociuar dhe organizuar atë që ndodhi.
"Tensionet ndëretnike midis pakicës shqiptare dhe komuniteteve shumicë jo shqiptare i cituan si shkak. Shqiptarët vendas janë ankuar gjatë se trajtohen si qytetarët të dorës së dytë nga shtetit. Por, shumë maqedonas besojnë se shkaku i vërtetë i incidentit më të rëndë në 14 vitet e fundit në rajon kanë të bëjnë më shumë me intrigat politike sesa me grindjet ndëretnike. Ata besojnë se qeveria e tyre, me skandalet e fundit, ka pasur dorë në provokimin e ngjarjes", raporton “Euronews”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/