Lidhur me makinën e djegur në orët e para të mëngjesit e cila ishte në pronësi të shtetasit Ermal Hoxha ka ardhur një reagim nga familjarët e këtij të fundit.
Duke folur për mediat, motra e 32- vjeçarit, Zamira Hoxha dyshon se makinën e ka djegur bashkëshorti i saj me të cilin është në proces gjyqësor prej 6 vitesh.
“Ishte ora rreth 3 e mëngjesit, dëgjova borien e makinës dhe dola jashtë të shihja se çfarë ndodhi. Dal përjashta dhe makina kishte marrë flakë nga ana e shoferit, nuk ishte flakë e madhe. Njoftova familjen dhe policinë.Vëllai im nuk ka konflikte Ermali punon në hipotekë ai nuk ka shkelur asnjëherë në kallo. Unë e deklaroj hapur kam një proces gjyqësor me ish bashkëshortin tim kam 6 vjet dhe gjyqin e kam në datën 9 shkurt. Unë si çështje e ngre këtë për ish bashkëshortin tim me qëllim për të marrë djalin. Ai nuk arriti të marrë fëmijën dhe arrin deri në këtë pikë që të tregojë se fëmija nuk mund të jetojë këtu se i cenohet jeta unë e hedh si dyshim. Unë në polici e bëra me dije”- tha ajo





