Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi ditën e sotme konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Drini Pali.

Mësohet se vendimi është marrë me shumicë votash.

Prokurori Pali dha shpjegime për dy apartamente që bashkëshortja ka marrë nga prindërit e saj, pasuri për të cilat përfituesja kishte nënshkruar më parë kontratë shitblerje me të atin për vlerën totale 6.6 milionë lekë.

Po ashtu, Pali dha shpjegime edhe për katër denoncime dhe një informacion konfidencial që KPK kishte marrë po për kriterin profesional.