Dalin detaje të renda nga ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat në Tiranë, ku Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç nënë e bijë u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre.
Nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit, pasi besonin tek ringjallja dhe ne një jetë më e mirë.
Ka dyshime se vajza ka vdekur ditë më parë, por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot. Sipas të njëjtave burime, fqinjët janë shprehur se ato shpesh rrinin pa bukë qëllimisht me ditë të tëra.





