Policia e Durrësit është rikthyer sërish në vendin ku u ekzekutuan dy vëllezërit Besmir (32 vjeç) dhe Viktor Haxhia (26 vjeç), banorë të Spitallës me origjinë nga Puka.
Policia ka kërkuar sërish për dëshmi dhe pamje sigurie në treg. Në pyetje janë marrë pronarë të mjeteve që tregtohen, ndërsa dyshimet janë se dy autorët kanë qëndruar të fshehur në një prej mjeteve buzë rrugës që tregtohen.
Mësohet se kamerat e sigurisë në treg janë jo funksionale, ndërsa autorët mbeten të paidentifikuar. Ata kanë derdhur dy karikatorë me plumba në drejtim të dy vëllezërve, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 60 gëzhoja. Më pas janë larguar në drejtim të lagjjes Nishtulla me një makinë “Toyota” të errët, e cila i priste afër mbikalimit.
Në vendin e ngjarjes janë konstatuar se plumbat e kallashnikovëve kanë kapur edhe tre makina të tjera që gjendeshin të parkuara.
Policia po punon për identifikimin e autorëve të cilët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa pritet që zbardhja e tabulateve të telefonave të vëllezërve të hedhë dritë mbi konfliktet e mundshme, apo edhe mbi personat që i kanë nxjerrë në pritë.
K.H.





