Disa javë më parë, lajmi se këngëtari Bruno dhe aktorja nga Kosova, Arta Nitaj, ishin në një lidhje dashurie, pushtoi rrjetet sociale.

Shkak u bë një foto e vendosur në Instagramin e bukuroshes Nitaj, e cila vetëm pak minuta më pas e hoqi.

Por duket se ata kanë vendosur të mos fshihen më dhe të postojnë foto në krahë të njëri-tjetrit.

Bruno ka përshëndetur fansat e tij më një foto ku shfaqet bashkë më Artën, duke i vendosur si mbishkrim titullin e këngës së tij të fundit në bashkëpunim me Florin dhe Klajdin, “Karma”.

Tashmë çifteve të të famshmeve që kanë nisur një romancë, iu shtua edhe dyshja simpatike, Bruno dhe Arta.