Në prag të sezonit të ri televiziv, lëvizjet e reja të ekranit nuk kanë fund. Kësaj here, lajmet vijnë sërish nga Tv Klan. Burime pranë Anabel.al kanë mësuar se dy figura të njohura të televizionit do të zhvendosen në Klan.
Vëllezërit Laço, Pandi dhe Bledi (ne foton poshtë), do të punojnë për një emision të ri për sezonin e ardhshëm televiziv. Pas programeve si “Gjeniu”, “Këngët e Shekullit”, “Maratonën e Këngës Popullore”, e shumë të tjerë, ata sjellin dy fytyra të reja në Klan.
Bëhet fjalë për dyshen Alfio Rrotani dhe Indrit Çela. Pas pjesëmarrjes në Mastechef Albania, ata u bënë protagonistë të një emisioni të përjavshëm gatimi në InTv, të quajtur “Kripë dhe Piper”. Pas një viti transmetim, Alfio dhe Indriti do të shpërngulen në një shtëpi të re. Mësohet se të njëjtën linjë do të ndjekin edhe në Tv Klan. Ata do të punojnë sërish në një emision gatimi nën vëllezërit Laço, të cilët do të shërbejnë si producentë.