23 maj 2014 – Mjekët kanë qenë shumë të shqetësuar për shëndetin e një 26 vjeçareje, e cila, prej 6 muajsh shfaqte temperaturë të lartë, të vjella dhe marrje mendsh. Asnjë kurë nuk kishte mundur t’ia zgjidhte problemin.
Prej 4 muajsh ajo merrte mjekime me antibiotikë dhe anti-tuberkulozit, or përsëri nuk kishte asnjë shenjë përmirësimi. Radiografitë tregonin fillimin e çarjes së një prej lobeve të sipërme të mushkërisë së djathtë.
Kur mjekët bënë një video-bronkoskopi, ata zbuluan diçka plastike në një nga mushkëritë e të resë. Ata e nënshtruan vajzën në një biopsi dhe mund ta imagjinoni vetë se sa të habitur kanë qenë kur zbuluan se në mushkëri kishte një prezervativ.
Me sa shpjegoi ajo më vonë, gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të dashurin e saj, dhe më veçanërisht, seksit oral, kishte gëlltitur një prezervativ, i cili i kishte ngecur në mushkëri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





