Policia e Tiranës njofton se pranë një shkolle në rrugën “Martin Canaj” në kryeqytet, është gjetur në trotuar një send i dyshimtë, në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Policia ka marrë masat, pasi dyshohet se mund të ketë dhe lëndë eksplozive dhe për këtë arsye ka ngritur perimetrin e sigurisë për të ndaluar qarkullimin e qytetarëve.

Aktualisht priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët anti-eksploziv të RENEA-s të cilët do të bëjnë dhe verifikimet e nevojshme.