Policia e Tiranë ka arrestuar një 20-vjeçare, e cila është e dyshuar për veprën penale ‘vrasje e foshnjës’.
Ndaj të resë ishte lëshuar urdhër ndalimi nga gjykata, ndërsa nuk dihen detaje rreth ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: ndaluan shtetasen e huaj A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit, si e dyshuar për veprën penale “Vrasja e foshnjës”, njofton policia.





