Dy të moshuar të moshës 61 dhe 66 vjeç kanë rënë në prangat e policisë Tiranë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një grua 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).

Ka qenë vëllai i 38-vjeçares i cili ka bërë kallëzimin në polici. Ai gjithashtu ka denoncuar se dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren për prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).

Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.