Një 36-vjeçar është proceduar penalisht dhe është nën hetim pasi akuzohet se ka falsifikuar firmën e një shtetaseje.
Sipas njoftimit nga Policia, E. P., 36 vjeç, banues në Fier, me detyrë arkëtar në postë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetaseje, për të përvetësuar pensionin e saj.
Teksa ka nisur procedimi për të riun, hetimet janë në vijim.
Njoftimi i policisë:
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 36 vjeç, banues në Fier, me detyrë arkëtar në postë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetaseje, për të përvetësuar pensionin e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.