Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, autorë të dyshuar të vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, janë  lënë në burg.

Ata  u arrestuan një ditë më parë nga policia, pas zbardhjes së krimit të ndodhur më 15 mars.

40-vjeçari Ilir Beqaraj akuzohet si autor i dyshuar i krimit, ndërsa 29-vjeçari Edison Haxhiu për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen.

Sipas uniformave blu, automjeti i tip Golf i Edison Haxhiut është përdorur nga atentatorët e Gentjan Bejtas pasi ata i vendosën flakën makinës Land Rover, me të cilën shkuan në vendin e krimit.

Ilir Beqaraj, i cili është kushëriri i Ylli Brahimit (ky i fundit ushtar i Ervis Martinajt), mësohet se ka përdorur automjetin e Edison Haxhiu, ndërsa të dy raportohet se kanë lindur në Milot të Kurbinit dhe jetojnë në Tiranë.