Një 67-vjeçar është vënë në pranga në Lushnje pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Th. K., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare”, informon policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.