SHBA, 10 shtator 2014 – Timothy Ray Jones nga Karolina e Jugut pranon se ka vrarë pesë fëmijët e tij të mitur, trupat e të cilëve janë gjetur të dekompozuar në qese mbeturinash pranë një rruge në Alabama.

Fëmijët e moshës 2-8 vjeç janë raportuar të humbur të mërkurën e javës së kaluar, kur nëna e tyre i tha policisë se nuk kishte kontaktuar me bashkëshortin e saj prej disa ditësh. Autoritetet policore gjetën fëmijët të varrosur pranë një autostrade në Alabama, pas një kërkimi intensiv, raporton BBC.

Zëdhënësi i departamentit të Sigurisë publike në Alabama thotë se Jones u gjet në një pikë kontrolli duke i dhënë makinës nën ndikimin e drogës, dhe madje ishte vetë ai që i çoi hetuesit tek trupat e fëmijëve.

Timothy Ray Jones ka pranuar vrasjen e fëmijëve duke mos dhënë asnjë motiv për krimin e rëndë. Jones kishte kujdestarin e përbashkët të fëmijëve me ish-gruan e tij.

Pas kërkimeve, hetuesit gjetën edhe njolla gjaku dhe lëngjet trupore të fëmijëve në makinën e tij, të cilat ishin përpjekur të fshiheshin me zbardhues dhe acid klorhidrik. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/