Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale 67 numërues të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Mësohet se emrat e tyre janë referuar në organin e akuzës.

Numëruesit u kanë hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Numrin më të madh të numëruesve që janë kapur me shkelje e ka Tirana, ku rezultojnë se 21 numërues kanë abuzuar me detyrën.

Kujtojme qe pak dite me pare, kryekomisoneri Ilirjan Celibashi i kërkoi KAS gjobitjen e 32 sekretare të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor pas shkeljeve të konstatura ditën e zgjedhjeve.