Një mësimdhënëse është arrestuar sot në Pejë.
Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit.
E njëjta dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimin për subvencione.
Kjo u konfirmua për mediat nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se ajo është ndaluar për 48 orë dhe ndaj saj tashmë veçse është ngritur aktakuzë.
“Është arrestuar një person për veprën penale mashtrimi. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 ore. Ndaj së njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale Mashtrimi”, tha ai.
Mësohet se e dyshuara është mësimdhënëse në shkollën “Xhemajl Kada”, në Pejë.