Prokurori i Prokurorisë së Tropojës, Agim Dalipaj është shkarkuar nga detyra gjatë seancës së sotme që u zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues i drejtuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungon dhe anëtare Alma Faskajn, njoftoi vendimin në prezencë të Dalipaj.
Dalipaj u përball më 15 qershor me një sërë pikëpyetjesh mbi probleme të pasurisë, mungesë të burimeve, dyshime për konflikt interesi dhe se kishte pushuar pa hetuar plotësisht disa dosje aksidentesh në punë.
Komisioni i ka kaluar barrë prove për pasurinë prokurorit Dalipaj.
ILDKPKI ka konstatuar fshehjen e një apartamenti me sipërfaqe 53 m2 në Shëngjin gjatë viteve deklaruese 2006-2008, si dhe mungesë burimesh për blerjen e kësaj pasurie.





