Mediat italiane kanë publikuar foton e 45-vjeçarit, Marco Romeo, i cili u arrestua në Spanjë pasi akuzohet për vrasjen e partneres. Por me arrestimin e tij dalin në drite detaje për zhdukjen e një vajze shqiptare, me të cilin Romeo ka pasur marrëdhënie 9 vjet me parë, kur edhe ajo është zhdukur dhe që prej asaj kohe nuk ka asnjë informacion për të.

Dyshimet janë se 45-vjeçari italian e ka vrarë shqiptaren Sibora Gagani, por deri tani nuk ka asnjë prove. Vajza, e cila në atë kohë ishte 22 vjeçe rezulton e zhdukur, madje nëna e saj disa herë ka dalë në emisionet televizive në Itali për ta kërkuar.

Pas arrestimit të 45-vjeçarit dy ditë më parë, nëna e Siborës ka kërkuar që të rihapen hetimet për vajzën e saj. Ajo dyshon se pas zhdukjes së vajzës së saj qëndron pikërisht ish-i dashuri, Marco Romeo, i cili u arrestua në Spanjë.

Në atë kohë Romeo mësohet se tha se Sibora ishte larguar papritur dhe se mendonte se ajo ishte kthyer në Itali.