Policia e Vlorës ka bërë me dije se ka nisur një procedim penal për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.