Gjykata la sot në burg drejtorin e shkollës në Lushnjë, Rrahman Çela, i cili u arrestua pas dyshimeve se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.
Denoncimi u bë disa ditë më parë nga vajza adoleshente e cila mëson në shkollën 9-vjeçare në fshatin Gjuzë.
Drejtori i shkollës, 55-vjeçari Rrahman Çela u arrestua nga policia menjëherë pas kallëzimit.





