Një 55-vjeçar ka humbur jetën teksa ndodhej në një lokal në Vorë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
“Më datë 18.08.2024, rreth orës 00:30, në një lokal në Vorë, ka ndërruar jetë dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.