Një 62-vjeçare është transportuar në spitalin e Vlorës pasi kishte konsumuar fotoksinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe aktualisht e moshuara ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore por një grup hetimor është duke punuar për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë”, njofton policia.

Gruaja ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit.